Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se si pasojë e shirave të dendura ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër. Sipas ARRSH në këtë segment rrugor u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.
Ndërkohë në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie materialesh dhe prurje aluvionesh në trupin e rrugës është punuar me grupet e punës dhe makineri, nuk probleme me qarkullimin. Po ashtu edhe në Berat-Corovodë ka pasur disa problematika por rruga është e kalueshme.
“Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare. Si pasojë e shirave të dendura ? ka pasur renie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kalter, ⚠️ku u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.
Në Elbasan-Qafë Thanë, Berat-Corovodë ka pasur rënie materialesh në trup të rrugës si pasojë e shiut ? është bërë pastrimi i plotë i rrugës dhe nuk ka probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin në Facebook.