Reshjet e fundit që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit kanë rritur edhe prurjet e lumejve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbritur në terren, ku ka parë nga afër situatën e krijuar nga rritja e nivelit të lumit Shkumbin në zonën e Paprit në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se pavarësisht rritjes së prurjeve të lumit Shkumbin, situata është nën kontroll dhe pritet të përmirësohet në orët në vijim. “Papër, Elbasan? ? – Reshje të shumta shiu kanë shkaktuar rritjen prurjeve të lumit Shkumbin. Por situata do të përmirësohet në orët në vijim”, shkruan Balla.