Reshjet e borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm. Problem mbetet kilometri i 8 deri në kilometrin 14 ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese.

Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve te cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë. Për sa i përket qytetit, prej mëngjesit të sotëm ka patur dhe vijon të ketë reshje shiu.