Kryeministri, Edi Rama ka qenë sot në Thumanë, bashkë me Behgjet Pacollin. Rama dhe Pacolli kanë inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e banesave të shembura nga tèrmeti i 26 nëntorit. Pacolli ka akorduar një donacion prej 1 milionë euro për ndërtimin e një pallati në Thumanë, ndërsa 13 godina do të ndërtohen me fondet e qeverisë. Rama dha një lajm të mirë, kur tha se sot nis edhe nisja e punës për apartamentet.
Më poshtë biseda Rama-Pacolli/ Behgjet Pacolli: Rrugët janë përgatitur dhe do të ndërtohet asfalti, kur të mbarojë projekti. Te ndërtesat do impelemtojmë atë projekt që keni përgatitur. Është fjala për një kompleks, ku çdo ndërtesë ka 2700 metra katrorë. Janë rreth 80 apartamente, me 100 metra katrorë. Do jetë banim social dhe kati i parë është parashikuar që të jetë për shërbime publike. Çdo gjë do të jetë në rregull.
Edi Rama: Këtu është lagja e re. Lajmi i mirë për të gjithë banorët është që sot fillon nisja e punës për apartamentet. Fillon me fondacionit prej 1 mln euro nga bacë Paçolli. Ai ma ka thënë me gatishmëri të plotë se ajo pjesë që do të marrë, do e bëj. Ne do të ndërtojmë pjesën tjetër. Këtu është shkolla e kombinuar dhe me kopshtin. Në pjesën këtej (sqaron projektin) kemi dhe njësitë administrative. Këtu do të ndërtojmë me buxhetin e shtetit, njësinë administrative, ku do të jetë administrata e bashkisë, dhe qendra shëndetësore dhe një qendër komunitarë. Këtu do të bëhet një qytet i ri.
Behgjet Pacolli: Pas asaj tragjèdie, pas disa kohësh këtu do të jetë një qendër dhe një qytezë e bukur në Shqipëri. Popullata do të jetojë e lumtur.
Edi Rama: Mbi atë pllajën është një liqen, dhe ajo është një pikë turistike, asi këtu nuk janë banesa sociale, por apartamente si në Tiranë. Këtu mund të ndërtohen gjëra të bukura. Atë godinën e vjetër do ta ruajmë, për të kujtuar qytetin e vjetër, dhe do të vendosim një obelisk në nderim të viktimave të tërmetit.
Behgjet Pacolli: Duhet thënë se është bërë një punë profesionale dhe logjike. Ne do të punojmë.
Edi Rama: Ajo që zakonisht edhe kur s’ka alternativa të veçanta, pasi kur nis një punë nuk nis sa del ekskavatori në terren. Ajo që ka qenë problem s’ka qenë veç gjeologjia, por dhe aspekti i pronësisë, dhe dokumentacionet.