Dashi Do doni në këtë fundjavë të bëni një ndryshim në një çështje pune dhe një sqarim për çështje të rëndësishme ekonomike. Por nëse keni një plan rezerve apo talent gjërat do shkojnë mirë dhe në planin sentimental
Demi Një ndryshim i madh që vjen në një projekt për një udhëtim apo ndryshim pune e vendi do bëhet shkas që të jeni pak nervoz dhe te paduruar deri sa gjërat të marrin drejtim. Një mikesha juaj do ju ndihmoj dhe do bëhet e dashur për ju
Binjaket Një takim me xhelozine do e bëjë shenjën tuaj të mos shijoj sa duhet gjërat e bukura në jetë duke u mbytur ne dyshime dhe nervozizem të çuditshëm dhe katastrofik
Gaforrja E gjeni akoma edhe këtë fundjave një rrugëdalje nga problemet tuaja por ditët e ardhshme duhet të jeni të vëmëndshëm pasi një miku juaj apo nje bashkëudhetar do ju tradhëtoj
Luani Ju pret nje takim romantik këto dy ditë. Ky takim fillon si takim pune dhe bisedash por shëndërrohet në një romancë të vërtete dhe ju sjell një ndryshim në jetën tuaj personale
Virgjeresha Vetëm nëse jeni mashkull pretendohet të keni nje fejesë apo bashkëpunim të rëndësishëm pune. Në të kundërt do përjetoni një ndjesi që do vazhdoni një lidhje erotike me mesazhe dhe ndërmjetes
Peshorja Një ndjesi e mirë në një ndryshim shtëpie apo blerje prone do keni në këtë dy ditë. Por edhe një vizitë e këndshme nga dikush i afërt do ju ndryshoj për mirë jetën
Akrepi Antagonizmin e keni përball këto dy ditë. Do bënit mirë të mos binit preh e provokimeve dhe të shijoni të dhënat e mira ekonomike dhe një udhëtim romantik dhe një hapje të re në jetën tuaj
Shigjetari Romanca dhe pozitiviteti do behen pjesë e jetes suaj këtë fundjavë. Do dilni dhe do shijoni caste të këndshme. Një femër e afërt do ju zbukuroj jeten këto ditë dhe një ndryshim shtepie
Bricjapi Keni shansin e fundit të bëni një takim romantik nëpërmjet një shoqeje që do ju prezantoj një person që do ju pëlqej shumë
Ujori Nuk duhet të bëheni nervoz me njerëzit e afërt dhe të shijoni një ndjesi të bukur shpirtërore që ju jep një lidhje erotike apo një mundësi për të takuar dikë të dashur ne fshehtësi dhe me pasion
Peshqit Hëna në shenjën tuaj ju jep sharmin e duhur në këto ditë për të bërë gjëra konkrete dhe për të pasur me shumë fat në dashuri dhe në ekonomi. Kujdes nga nje mashkull i egër deri diku dhe hakmarrës apo xheloz