Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë më pranë qytetarëve 44 shërbime online përmes platformës elektronike e-albania, duke kursyer kohë në radhë e ardhje në sportele qindra mijëra qytetarëve. Sipas të dhënave, janë realizuar 784,947 shërbime online (+172%) më shumë se në në vitin 2019. Ndërkohë, numri i shërbimeve të DPSHTRR-së në e-albania.al është rritur ndjeshëm në 44 shërbime, nga 26 shërbime në 2019-ën ose +69% shërbime online më shumë.
Falë gjenerimit elektronik të dokumenteve pa ardhur më në radhë dhe në sportele, janë përllogaritur 221,826,000 lekë kosto e kursyer në shërbime pa pagesë dhe në transport dhe 88 vite kohë e kursyer.
Ndonëse një vit pandemik dhe me kufizime në shërbimet në sportel për shkak të respektimit të protokolleve dhe mbrojtjes së shëndetit të punonjësve dhe qytetarëve, pagesa e taksës vjetore të mjeteve në platformën e e-albania, është rritur me 629% krahasur me vitin 2019, ndërsa shërbimet në kryerje aplikimesh online janë rritur me 330%.