Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Rumani është rritur me 3.938, sipas portalit Worldometers. Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur numri i të infektuarve rishtas ishte 4.322.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 636,201. 74 njerëz kanë vd e kur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, që është dukshëm më pak se një ditë më parë kur u regjistruan 171 vdekje.
Numri i përgjithshëm i vd ekje ve nga COVID-19 është 15.841. 1.111 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 566.365 njerëz janë shëruar nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë.