Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge zbulon se Kampionati Europian mund të luhet në vetëm një vend dhe jo siç ishte planifikuar, në 12 qytete të Europës nga data 11 qershor deri më 11 korrik.

Gjermani tregon se ideja e organizimit të këtij kompeticioni në një mënyrë të tillë lindi para se koronavirusi të ekzistonte dhe zbulon se presidenti i UEFA-s Ceferin po mendon edhe skenarin e zhvillimit të finaleve të Europianit në një shtet. Kujtojmë se kompeticioni ishte planifikuar të luhej verën e shkuar, por u shty prej koronavirusit.

“Nuk duhet harruar se ideja e këtij turneu special lindi kur koronavirusi nuk ekzistonte ende. Në atë kohë, ishte një iniciativë e Komisionit të BE-së, i cili donte që futbolli të luhej në të gjithë Evropën.

Por unë di se Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin po mendon që turneu të luhet në vetëm një vend”, u shpreh Rummenigge.