Rusia ka paraqitur ditën e sotme në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) një kërkesë për regjistrimin e vaksinës së koronavirusit Sputnik V. Fondi Rus për Investime Direkte ka kërkuar lejen për shpërndarjen e vaksinës edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Vendimi i Agjencisë Evropiane të Barnave për t’i dhënë regjistrim Sputnik V do të merret pas një serie vlerësimesh ekspertësh. Kujtojmë se vaksina tashmë është e aprovuar nga shumë vende të tjera të Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe në Evropë nga Bjellorusia dhe Serbia.