Prindërimi nuk është një detyrë e lehtë, veçanërisht kur fillon ankthi dhe shqetësimi. Pavarësisht nëse e keni apo jo për zemër astrologjinë, mund të habiteni kur të mësoni se shenja juaj e zodiakut thotë shumë për llojin e nënës që jeni ose do të bëheni. Zbuloni me ne cilat janë nënat më të shqetësuara të zodiakut…

Peshqit-Nëna empatike dhe jashtëzakonisht të ndjeshme. Me siguri këto janë dy karakteristika që dalin në pah kur bëhet fjalë për mëmësinë e shenjës së Peshqve. Ato duan pa kushte dhe janë besnike të familjes. Janë gjithashtu tepër krijuese dhe për këtë arsye priren të inkurajojnë cilësitë artistike të fëmijëve të tyre. Në rast vështirësish, mund të jenë shumë të shqetësuara deri në izolimin e fëmijëve të tyre nga frika se diçka e keqe mund t’u ndodhë.

Gaforrja-Gaforret lindin me një instinkt të fortë dhe të gjallë amësor. Janë gjithashtu të ndjeshme ndaj nevojave të të tjerëve, sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Sidoqoftë, ato i nënshtrohen fuqishëm ndryshimeve të humorit, hiperprotektivitetit dhe shqetësimeve që i kanë në doza të larta duke e bërë ndonjëherë të vështirë jetën e fëmijëve të tyre.