Koronavirusi vazhdon që të jetë një problem i madh për mbarë njerëzimin, duke bërë që në mbarë rruzullin, numri i të infektuarve të shkojë afër 100 milionë. Sipas statistikave zyrtare, janë 99 011 538 njerëz që janë infektuar tashmë me Covid-19, që kur virusi u shfaq në fund të vitit 2019.

Numri i të vdekurve, për shkak të koronaviriusit në botë ka shkuar në 2 122 886 individë. Kurse, të shëruar nga koronavirusi tashmë, bota ka 71 151 013 persona. Sipas shteteve, më shumë të infektuar me Covid-19 ka SHBA, pasuar nga India, Brazili, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja etj.

Shumë shtete europiane, por edhe në të gjithë globin, kanë marrë masa ndaj koronavirusit, për të parandaluar sëmundjen, që ka marrë jetën e më shumë se 2 milionë njerëzve, kudo në botë.