Kur na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, fushata elektorale ka nisur vrullshëm nga partitë kryesore PS, PD, LSI dhe partitë e vogëla. Fushta ka nisur dhe në qytetin e Sarandë ku drejtuesit politik nga PS dhe PD vijojnë çdo ditë takimet me qytetarët.
Ajo që është vënë re është mos aktivizimi i degës së LSI Sarandë. Kjo parti thuajse deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë takim në Sarandë dhe qytetet e tjera ku qarkullojnë zëra për shkrirjen e kësaj partie, pasi janë larguar shumica e simpatizantëve. I vetmi që ishte në Sarandë para pak ditësh, ishte ish deputeti Luan Rama që do kandidojë në qarkun e Vlorës.
Ai bëri një dalje për mediat ku ishte i vetëm dhe i pashoqëruar nga asnjë eksponent i degës së LSI Sarandë. Rrjedhjet e fundit që kanë ndodhur në qytetet kryesore të vendit ku deputetë dhe simpatizantë të LSI kanë kaluar tek Partia Socialiste, duket se ka demoralizuar dhe ata pak mbështetës të kësaj force politike. Nuk përjashtohet mundësia që dhe shumica e degës së LSI Sarandë të ketë kaluar në krahun tjetër politik. /Sarandanews.com/