A jeni i gatshëm të ndërmerrni një udhëtim në hapësirë?-Dekada e ardhshme, për shkak të hovit që i dha pandemia e Koronavirusit shpikjes së një vaksine, nga shkencëtarë të ndryshëm anekënd botës, cilësohet si epoka e re e zbulimeve të mëdha në gjenetikë dhe në teknologji. Ndërsa teknologjia zhvillohet me hapa galopantë, që nga shpikja e kompjuterit të parë deri te dronat që përdorim sot, është afërmendsh që pritshmëritë dhe institutet shkencore pritet të sjellin risi në jetën e qytetarëve anekënd botës.
Një ndër projektet që po punohet është perfeksionimi i printerit personal 3D. Kjo paisje shërben për të prodhuar objekte të ndryshme nga forma e tij dixhitale në kompjuter. Përdorimi në shkallë të gjerë i kësaj printer pritet të lehtësojë shumë jetesën e qytetarëve.
Telefonat celularë me hologram dhe që vetëkarikohen është një projekt tjetër i rëndësishëm. Telefonat celularë pritet që vetëm në pak vite ta projektojnë videon që po shohim me hologram, por po ashtu edhe biseda me miqtë do të jetë e tillë. Gjigantët e elektronikës Apple dhe Amazon po punojnë për këtë. IBM-ja ndërkaq thotë se këtë vit apo tjetrin, 3D-ja do të jenë aq e avancuar, saqë do të ndërveprojmë me holograme 3D në kohë reale.
A jeni i gatshëm të ndërmerrni një udhëtim në hapësirë?-Nisi me sipërmarrjen e eksplorimit hapësinor të Elon Muskut, Space X, por pritet që të bëhet një temë ditore në vitet e ardhshme turizmi hapësinor. Bashkëpunimi i Agjencisë Hapsionore amerikane e NASA-s me agjencitë e aviacionit hapësinor për arsye tregtare, pritet që së shpejti të ketë një formë më të përshtatshme të udhëtimit në hapësirë
Terapia me Ozon për trajtimin e sëmundjeve të Kancerit, SIDËS, Sklerozës së Shumëfishtë pritet të marrë një përmasë tjetër. Kjo është një formë alternative terapeutike që rrit marrjen e oksigjenit përmes futjes së ozonit në trup. Shkencëtarët thonë se kjo terapi do të përdoret gjerësisht për dhimbjet e shpinës, diabetin, sëmundjet e zemrës, dhe Parkinsonin.
Ajo që filloi si një fushatë e thjeshtë tani është një pjesë e perandorisë së Facebookut. Rifti është një ekran për të na sjellë realitetin virtual më afër nesh. E filluar si një ide nga një 22-vjeçar pak vite më parë, Palmer Luckey e shiti shpikjen e tij Oculus te gjiganti Facebook për 2 miliardë dollarë.
Perfeksionimi i këtyre pajisjeve Oculus do të ketë përdorime të gjera mediatike, sociale si dhe industrial, thonë ekspertët. Laps portabël me lazer është një projekt tjetër i rëndësishëm. Do të mund të përdoren për të mbyllur plagët. Ato që deri më tani i shohim në filmat fantashkencë, janë projekte reale për të cilat po punohet. Do të mund të përdoren shumë shpejt si një alternativë kundrejt operacioneve tradicionale me gjilpëra. Kompania Google po punon që të gjithë në botë të kenë internet në telefonin e tyre. Projekti që ka filluar ka të bëjë me dërgimin e balonave në një lartësi prej 32 km për të krijuar një rrjet me shpejtësi 3G për të gjithë. Një projekt që e kemi parë te shkencëtari Nikola Tesla, por tani është thuajse realitet.
Ekspertët e internetit besojnë se gjenerata e ardhshme e internetit Web 3.0 që nënkupton një kërkim kompleks në kohë reale, që analizon shpejt kërkesat dhe përgjigjet teksa organizimi rezultateve të kërkimit do të jetë tejet i shpejtë dhe i thjeshtë Teknologjia automobilistike do të pësojë një ndryshim të madh. Si telefonat inteligjentë që kemi në dorë, pritet që në vitet e ardhshme e njëjta teknologji të përdoret për makinat. Numrin i aksidenteve do të zvogëlohet si një efekt i drejtpërdrejtë i përdorimit të teknologjisë, thonë ekspertët. Modelet e përparuara do të paralajmërojnë pengesat, rregullojnë distancën e makinës me çdo automjet tjetër dhe të aktivizojnë frenat.
Për nga rëndësia, ajo që pritet ta revolucionarizojë botën që shohim sot, është kompjuteri kuantik. Kryerja e një numri të paimagjinueshëm operacionesh në një kohë rekord është aftësia e kësaj gjenerate kompjuterësh. Ekipi hulumtues nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara raportoi se kishte arritur ndërtimin e një kompjuteri të thjeshtë kuantik. Deri më tani kompjuterët që përdorim funksionojnë me energji elektrike, dhe këta të rinjtë do të jenë me fotone. Edhe shpejtësia që ato operojnë është ngjashëm me shpejtësinë e dritës. Kompjuteri kuantik arrin ta zgjidh një problem të rëndë matematike për pak sekonda, kur një super-kompjuteri që kemi sot do t’i duheshin 10,000 vjet. Shpikja e një kompjuteri të këtillë është epoka e re e njerëzimit.