Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ishte së fundmi e ftuar në ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun. Ajo foli si rrallëherë për jetën private, si dhe nuk i kurseu deklaratat për konkurrentët/ish-konkurrentët e “Përputhen”.
Ajo u shpreh se Tea dhe Ana Lleshi janë njerëzit më të shtirur që ka njohur, por sidomos Ana. Shqipja tha se ajo ka gënjyer për historinë e familjes, tjetër i ka treguar asaj dhe tjetër publikut.
“Personi më fallco që kam njohur është infermierja që doli nga emisioni. Ana, më fal se i vura nofkë dhe vajza e balonit, Tea. Nuk janë ashtu si brenda, kanë një gojë të pisët, fjalë të turpshme. Ana është komplet fallco. Nuk kam njohur njeri aq të pafytyrë sa ajo. Ndryshe më ka thënë mua për familjen e saj, ndryshe në ekran. Jam habitur. Kur ne jemi takuar në fillim më ka thënë që i ka pasur të gjitha dhe familja e ka mbajtur në pëllëmbë të dorës, ndërkohë tjetër gjë ka thënë në emision. Më ka gënjyer mua. Nuk e di pse. Kur e kam marrë vesh historinë e Anës, por jo brenda në emision, nuk e kam dëgjuar nga ajo, ma kanë thënë persona të jashtëm dhe jam shokuar”, rrëfeu Shqipja.