Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur se prodhimi ditor në hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit është rritur.

Sipas të dhënave prodhimi ditor në HEC-n e Fierzës është 1180 MWh energji, në HEC-n e Komanit 11 239 MWh, ndërsa në HEC-n e Vaut të Dejës prodhimi ditor llogaritet 4 230 MWh.

Sa i përket prurjeve anësore, KESH bën të ditur se në Fierzë ato llogariten 1530 m3/s, në Koman prurjet anësore janë 920 m3/s, kurse në Vaun e Dejës 750 m3/s.

Aktualisht bën të ditur KESH, niveli i liqenit në HEC-in e Fierzës është 276.64 metra nga 296 metra që është maksimalja. Niveli i HEC-t të Komanit ka arritur në 173.47 metra nga 175 metra që është maksimalja. Ndërsa niveli në HEC-n e Vaut të Dejës ka arritur 74.54 metra nga 76 që është kuota maksimale.

Menaxhimi i kaskadës më të madhe në vend bëhet përmes Rregullores së Trajtimit të Plotave dhe vendimmarrjet që lidhen mbi të i bën Komisioni i Posaçëm KESH sh.a që operon kaskadën duke mbajtur në kontroll nivelin në liqenet ujëmbledhëse sipas kuotave të lejuara për secilën periudhë.