Si do t’ju gjejë Shën Valentini 2021, sipas shenjës së horoskopit/DASHI-Nëse jeni single: Afërdita, planeti i dashurisë, i së bukurës dhe romancës do të kalojë në shenjën tuaj, kështu që atë ditë bëni mirë të dilni dhe t’i jepni mundësi dikujt t’ju njohë. Dilni me shoqërinë, bëni qejf dhe shihni ç’surpriza ka rezervuar nata. Nëse jeni në një lidhje: Për ju, yjet sugjerojnë një natë të qetë, që ta shijoni edhe më mirë shoqërinë e njëri tjetrit.
DEMI-Nëse jeni single: Këtë 14 shkurt bëni pak kujdes me njerëzit që zgjidhni për të njohur. Përdoreni energjinë tuaj dhe fokusojeni tek dikush që ju pranon dhe vlerëson ashtu siç vërtet jeni. Nëse jeni në një lidhje: Vërtetësia hyn në lojë këtë Shën Valentin. Partneri do të dojë të dijë ç’po ndodh me ju, kështu që tregohuni e vërtet me të. Nëse e kanë të vështirë t’ju pranojnë kështu si jeni tani, ndoshta duhet ta rimendoni marrëdhënien tuaj.
BINJAKËT-Nëse jeni single: Asgjë nuk ju ndal nga flirtimi dhe të gjithë e dinë sa të thjeshtë e keni për të kaluar tek partneri i radhës nëse mërziteni. Sidoqoftë, këtë 14 shkurt po kërkoni diçka që të ketë kuptim për ju. Mund të takoni dikë me të cilin do të përfshiheni si pa kuptuar. Nëse jeni në një lidhje: Do të ndiheni të motivuar atë ditë për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel. Mund t’i thoni “PO” me plot gojën një propozimi për martesë.
GAFORRJA-Nëse jeni single: Keni kohë që prisni për një ish të dashur a fiksim të kohëve të fundit të kalojë në rrugën tuaj, por ndaluni dhe mendoni nëse ja vlen pritja. Nëse jeni në një lidhje: Falë ndikimit të Saturnit dhe Plutonit, lidhja juaj ose mund të thellohet ose mund të përfundojë. Këtë Shën Valentin pyesni veten çfarë është ajo që doni.
LUANI-Nëse jeni single: Do të ndjeni nevojën e një udhëtimi atë ditë, pasi prej kohësh po kërkoni pak aventurë në jetën tuaj. Do ta realizoni dhe përgjatë rrugës do të bëni miq dhe romanca të reja. Nëse jeni në një lidhje: Ndoshta duhet ta anulloni rezervimin e darkës. Në vend të saj, bëni gati valixhen dhe udhëtoni diku larg!
VIRGJËRESHA-Nëse jeni single: Mund ta gjeni veten në një takim me dikë që nuk është fiks tipi juaj, por ndan të njëjtat vlera me ju. Nëse jeni në një lidhje: Lërini gjërat të rrjedhin vetë, sepse planet jo gjithnjë shkojnë sipas pritshmërive tona. E dimë që nuk keni lidhje me fleksibilitetin për shkak të perfeksionizmit, por shijo momentin me 14 shkurt dhe harroji të tjerat.
PESHORJA-Nëse jeni single: Çështjet romantike do të vijnë në mënyrë shumë natyrale tek ju atë ditë. Do të krijohet një lidhje e veçantë me dikë që e ke njohur së fundmi, krejt rastësisht. Nëse jeni në një lidhje: Do të ndiheni më të motivuar se kurrë për të investuar më shumë kohë dhe energji në lidhjen tuaj.
AKREPI-Nëse jeni single: Mund të takoni papritur dikë që do të zgjojë interesin tuaj dhe do të ndajë të njëjtat vlera me ju. Nëse jeni në një lidhje: Do nisni të pyesni veten sa të vlerësuar ndiheni në këtë marrëdhënie. Nëse ndjen që s’po merr çfarë meriton, është koha për të bërë ca ndryshime.
SHIGJETARI-Nëse jeni single: Në ditën e Shën Valentinit do të ndjeni një nevojë urgjente për të dalë jashtë dhe për të takuar njerëz të rinj. Nëse jeni në një lidhje: Nëse ndjeni që lidhja juaj është bërë paksa monotone, 14 shkurti është koha perfekte për t’i dhënë pak xixa! Bëj diçka të re, që mendon se do të të sjellë më afër partnerit.
BRICJAPI-Nëse jeni single: Kohët e fundit ke bërë reflektime të shumta në lidhje me atë që ti je, me qëllimet që ke dhe mënyrën se si ndërvepron me të tjerët. Do mendohesh gjatë edhe për ato çfarë kërkon tek një partner potencial. Eshtë shumë e mundur ta gjesh çfarë kërkon. Nëse jeni në një lidhje: Do të rivlerësosh nëse lidhja juaj është apo jo në shërbimin tënd. Nëse ai njeri s’po ju ndihmon të rriteni, duhet të konsideroni ndarjen.
UJORI-Nëse jeni single: Edhe pse shenja juaj nuk është ndonjëherë në kërkim të një marrëdhënieje, Shën Valentini do t’ju gjejë shumë social dhe me mundësi të papara për romanticitet. Nëse jeni në një lidhje: Atë ditë do të bëni diskutime të rëndësishme në lidhje me marrëdhënien tuaj. Nëse ka patur probleme që i keni lënë pas dore, ajo ditë është e duhura për t’i zgjidhur.
PESHQIT-Nëse jeni single: Do ta shihni botën ndryshe ato ditë! Një natë e kaluar jashtë në qytet do t’ju sjellë njerëz të rinj dhe energji të re. Nëse jeni në një lidhje: Ju jeni romantikë të pashpresë, kështu që është e lehtë të bini në dashuri. Mund të ndodhë që ta ngrini në piedestal partnerin tuaj. Qëndroni me këmbë në tokë dhe kujtoni se ai/ajo është gjithashtu, njeri.