TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dalë të shijojë kryeqytetin ditën e sotme, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë pushtuar vendin. Në fotot e mëposhtme, Kim shihet tek hap krahët në mes të sheshit “Skënderbej”, që siç duket në pamje, është i mbushur dhe nga qytetarë të tjerë.
Në foton tjetër, ambasadorja Yuri Kim shihet që është ndaluar pranë një të moshuari që shet gështenja të pjekura. E buzëqeshur, Kim pozon krah burrit në fjalë, teksa në duar mban edhe një gotë me gështenja. Ambasadorja e SHBA-ve ka pozuar shumë herë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Ajo nuk la lënë pa eksploruar as malet e Veriut të Shqipërisë dhe as brigjet e Jugut.