Fushata më e madhe e vaksinimit në histori ka nisur tashmë. Më shumë se 32.4 milionë doza në 45 vende janë adminstruar, referuar të dhënave të mbledhura nga ‘Bloomberg’. Shpërndarja dhe bërja e miliarda vaksinave konsiderohet të jetë një nga sfidat logjistike më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë.

Në vend të parë për ecurinë e vaksinimeve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me më shumë se 10 milionë vaksinime dhe në vend të fundit Guinea me 55 vaksinime. Në listën e ‘Bloomberg’ nuk është përfshirë Shqipëria. Sa i përket rajonit tonë, Greqia ka bërë më shumë se 64 mijë vaksinime ndërsa Serbia rreth 9300 vaksinime.