27 Janar- Shefja e Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka qarkullim të variantit të ri të koronavirusit COVID19. “Ne kemi hetuar edhe disa raste që ka pasur kontakt me një rast jashtë vendit tonë dhe nuk kemi gjetur variante të reja të koronavirusit. Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë faktike apo epidemiologjike që të kemi më të bëjmë më lloje të reja të virusit. Ne po hetojmë dhe po shohim se kemi të bëjmë më virusin jo të zakonshëm. Ne përdorim një metod që të ndihmon dhe mund të gjejmë variantin e ri. Por deri tani nuk e kemi gjetur”, tha Bino.

Ne ABC News Bino u shpreh se infektimi është diçka që mund të ndodhi pasi me dozë e parë të vaksinës organizmi i njeriut nuk ka krijuar të gjitha antitrupat që duhen për të qenë i mbrojtur. “Kjo mund të ndodh pasi organizmi nuk mund të krijojë antitrupa mbrojtës menjëherë pas dozës së parë dhe e gjithë kjo periudhë deri në marrjen e dozës së dytë mund të shërbejë si rast infektimi. Për këtë pas vaksinimit duhet të jemi sa më të kujdesshëm, menjëherë pas vaksinimit nuk jemi të mbrojtur. Doza e dytë është pas tre javësh, ku organizmi mund të ketë krijuara antitrupa. Doza e parë nuk krijon mbrojtje totale, do të duhet deri në dy javë ku mund të filloj të krijojë antitrupa dhe kjo varet nga organizmi”, tha Bino

Bino ka nënvizuar se procesi i vaksinimit po vijon duke mbajtur në konsideratë edhe dozën e dytë për personat që kanë kryer deri tani vaksnimin.