Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë për të vëzhguar nga afër dëmtimet nga rrëshqitjet e dherave. Rama thotë se dëmtimet janë më të pakta si pasojë e reshjeve prej zhbllokimit të sistemimit të kanaleve kulluese dhe me argjinaturave.
“Në Lezhë – Aty ku sot bilanci disaditor i reshjeve është dy herë më i lartë se në janarin e lemerishëm të vitit 2010, kur kanalet e bllokuara gjithandej nga plehrat dhe menaxhimi kriminal i kaskadës së Drinit bënë hatanë e zezë! Ndërsa sot, falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetëra e dhjetëra herë më të vogla”- shkruan Rama.