Instituti Piepoli ka pyetur në veçantë të anketuarit që kanë deklaruar votën për Partinë Demokratike për mendimin e tyre për kandidimin e Sali Berishës më 25 prill.

Një shumicë dërrmuese, 81 % janë përgjigjur me ‘po absolute’ duke treguar se demokratët janë ende ‘besnikë’ të ish-Kryeministrit. Vetëm 4 % e demokratëve kanë votuar kundër kandidimit të Sali Berishës në zgjedhjet e 25 prillit.