Sot është dita e fundit e rregullave të reja anti-COVID të vendosura nga Komiteti Teknik, për orën policore në 20:30. Duke filluar nga nesër iu rikthehemi rregullave të vjetra dhe ora policore do të fillojë në 22:00, siç ka qenë para datës 24 dhjetor dhe jo më në 20:30.
Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-22:00.
Ndërkaq kujtojmë se një tjetër vendim ishte dhe fillimi shkollës më 11 janar pas festave të fundvitit. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.
Në ditët e para të janarit ka pasur një ulje të shifrave të COVID, por edhe të testimeve. Dje për 24 orët e fundit ministria raportoi se kanë nderruar jetë 3 qytetarë të moshave 65-81 vjeç duke e cuar në total numrin e viktimave nga COVID në 1193 që prej rasteve të para të shfaqura në muajin mars. Viktimat ishin 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç. Numri i viktima është i ulët krahasuar me shifrat para Vitit të Ri.