Qeveria spanjolle njoftoi sot se do të zgjasë edhe me dy javë të tjera kufizimet e mbërritjeve me avion dhe anije për udhëtarët nga Britania e Madhe, për shkak të pasigurive të vazhdueshme në lidhje me variantin britanik të COVID-19.
“Aktualisht, lejohen vetëm hyrjet e britanikëve, të cilët banojnë në Spanjë dhe Andorra dhe kjo deri më 2 shkurt”, tha qeveria në një deklaratë.
Spanja kishte vendosur, si shumë vende të tjera europiane, ta zbatonte këtë ndalim në fund të dhjetorit, në përgjigje të frikës së ngritur nga zbulimi i një lloji më ngjitës të virusit në Britaninë e Madhe.