Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, njëherazi edhe Drejtuese e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali inspektoi sot situatën në Gjokaj të Vorës për shkak të problematikave të shkaktuara prej reshjeve të shiut.
Spiropali gjatë inspektimit ishte e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Vorës, Gent Picari. Ministrja tha se në digën liqenit të Gjokajt pas “City Park”-ut, kuotat janë në nivele normale ndërsa monitorimi nga ekipet në terren të bashkisë mbetet vijues përgjatë 24 orëve.
“Reshjet intensive të ditëve të fundit nuk kanë sjellë asnjë problem në zonë.
Në digën liqenit të Gjokajt pas “City Park”-ut, kuotat janë në nivele normale ndërsa monitorimi nga ekipet në terren të bashkisë mbetet vijues përgjatë 24 orëve”, u shpreh Spiropali.