Sipas një studimi të ri nga studiuesit në universitetin e Cantabria në Santander, Spanjë më shumë se 80% e pacientëve me COVID-19 që janë shtruar në spital kishin mungesë të vitaminës D. Vitamina D është një hormon i prodhuar nga veshkat, kontrollon përqendrimin e kalciumit në gjak dhe ndikon drejtpërdrejtë në sistemin imunitar.
Mangësia e vitaminës D ka qenë e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithëse ende nuk ka një përgjigje shkencore si ky hormon ndikon në pjesët e tjera të organizmit tonë. Shumë studime kanë demonstruar tashmë efektin e dobishëm të vitaminës D në sistemin imunitar, veçanërisht për mbrojtjen nga infeksionet.
Autorët e studimit kanë theksuar se matja e niveleve dhe trajtimi i mungesës të vitaminës D duhet të jenë thelbësore veçanërisht në grupet me rrezik të lartë si të moshuarit, ata persona që kanë sëmundje të tjera dhe që jetojnë në azile.
“Vitamina D është e rekomandueshme për të gjithë pacientët me COVID-19, pasi mund të ketë efekte të dobishme si në sistemin muskulo-skeletor dhe imunitar,” tha bashkautori i studimit. José L. Hernández.
Studiuesit zbuluan se 80% e 216 pacientëve me COVID-19 në Spitalin Universitario Marqués de Valdecilla kishin mungesë të vitaminës D. Burrat kishin nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me gratë. Pacientët me COVID-19 me nivele më të ulëta të vitaminës D gjithashtu kishin nivele të larta të iritimit në vendin ku u është injektuar serumi.