Përdorimi i në masë i maskave në një komunitet të caktuar mund të ndihmojë në shmangien e vatrave të reja të koronavirusit. Kjo sipas një studimi të publikuar të martën në “Lancet Digital Health.”

Ky studim është i bazuar në një model matematik dhe shikon më nga afër lidhjen mes vetëraportimin e mbajtjes së maskës, distancën sociale dhe ngjitjen e koronavirusit.

Në tërësi, studimi zbuloi se një rritje prej 10 për qind në mbajtjen e maskës, rrit tre herë më shumë shanset që transmetimi i virusit në komunitet të mbahet nën kontroll.

“Ne kemi zbuluar se komuniteti fiton nga mbajtja e maskave një ngadalësim të shkallës së transmetimit të virusit. Ne rekomandojmë që autoriteti përkatëse të marrin masa shtesë për të vlerësuar dhe rritur përdorimin e maskës në mënyrë që të mbahet nën kontroll virusi,” u shpreh John Broënstein, autori drejtuesi i studimit.

Studimi është i bazuar në të dhëna të marrë nga më shumë se 300 mijë pjesëmarrës nga SHBA-të, mes 3 qershorit dhe 27 korrikut. s.b