Më shumë se 50% e infektimeve ndodh nga njerëzit asimptomatikë, sipas një studimi të ri nga studiuesit e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Bazuar në të dhënat nga tetë studime në Kinë, rreth 59% e transmetimeve ishin nga njerëz pa simptoma, zbuloi ekipi CDC.
35% nga ata që nuk kanë zhvilluar ende simptoma, që janë presimptomatike dhe 24% nga njerëz që nuk zhvillojnë kurrë simptoma. Sigurisht, studimi ofron vetëm vlerësime në lidhje me përhapjen e Covid-19 dhe nevojiten më shumë kërkime.
Prandaj është shumë e rëndësishme mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror për të mbrojtur veten dhe, nëse jeni të infektuar për të zvogëluar rrezikun për komunitetin dhe personat rreth nesh.