Saimiri eliminoi në puntatën e së hënës të “Love Story”, Suelën. Për shkak se në momentin e ndarjes së trëndafilave ndërhyri Enxhëll me një videomesazh, pjesa kur Saimiri nuk i dhuron trëndafil Suelës nuk u transmetua në ekran. Megjithatë eliminimin e Suelës e bëri të ditur faqja e “Love Story” në Instagram, duke publikuar edhe momentin e eliminimit.
Mes Suelës dhe Flavias, Saimiri zgjodhi këtë të fundit duke u shprehur se me Suelën nuk është në të njëjtën cikël jete. Ndërkohë në një intervistë para se të ngjitej në skenë , Suela është shprehur për programin “Daily Love Story”, se nuk ishte në humor pasi i kanë mbyllur Instagramin.
Si ndihesh në këtë javë të 11-të?
Njësoj si gjithë javët e tjera. E di pak a shumë se çfarë ka ndodhur dhe e di se çfarë do të ndodhi. Do iluminohemi sot gjatë natës. Ma kanë mbyllur instagramin…
Unë jam e urtë, por kur është për të debatuar, aty ku më djeg normal që do nxehem dhe kaq.
Me Saimirin kemi qenë mirë në fillim, kurse tani mir jemi prap por që jam në karrige.
Momenti më i bukur nga takimet me Saimirin?
Te liqeni që ishim në varkë, takimi i parë. Më ka thënë shumë fjalë por më ka thënë që do kemi shumë takime bashkë dhe nuk e ka mbajtur fjalën.
Kush ka qenë momenti më i bukur për ty në Love Story?
Kur kam hyrë në emision, në fillim fare kur kemi takuar Saimirin.
Kë do të doje të kishe në finale me vete?
Asnjërën, dua të jem vetëm.