Ditën e djeshme Blendi Fevziu u shfaq në emisionin e tij ndryshe nga herët e tjera. Me mëngët e përveshura, me çizme dhe kominoshe fermeri, Fevziu kishte zgjedhur të kalonte ditën në një nga fermat blegtorale të modernizuara nëpërmjet investimeve në teknologji të reja. Edicioni i mbrëmshëm i “Opinion” iu dedikua dhe një prej sektorëve më të rëndësishëm të bujqësisë dhe mbështetjes kolosale që ky sektor ka marrë nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.
Drejtoresha Znj. Frida Krifca e cila gjithashtu kishte veshur kominoshet dhe çizmet shpjegoi me detaje mbështetjen që ky institucion ka ofruar për fermerët shqiptarë. Shifra financiare ekësaj mbështetje injektuar në vlerën e mbi 93 milion € për investime nën ombrellën e programit IPARD II, një bashkëpunim mes Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.
Një nga shumë shembujt e realitetit të ri teknologjik në bujqësi falë kësaj mbështetjeje ishte edhe ferma blegtorale ku Blendi Fevziu u shfaq duke asistuar makineritë e mjeljes së qumështit apo duke dhënë një dorë në pastrimin e ambientit ku strehohej gjëja e gjallë e asaj ferme. Në vizionin e shprehur nga Znj. Frida Krifca, dimensioni themelor i kësaj mbështetje nga AZHBR ishte krijimi i modeleve të suksesshme të biznesit në bujqësi, fuqizimi i ekonomive lokale, por mbi të gjitha mbajtja e fermerit shqiptar të rrënjosur në tokën e tij, duke nxitur kështu edhe një këndvështrim të ri përsuksesin ekonomik në Shqipëri. Për hir të së vërtetës, investimet teknologjike në fermën e shfaqur në emision, bënë të mundur që edhe një profil si Blendi Fevziu t’i përvishej punës me kënaqësi duke shijuar çdo proces të saj.