Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka postuar në rrjetin e tij social facebook një video të veçantë në një mulli me ujë në Librazhd, i ndërtuar shumë vite më parë, por që ende sot e kësaj dite është në gjendje pune. Ndonëse para disa dekadash mulliri me ujë ishte e vetmja mënyrë për të bluar drithërat, sot numri i tyre po vjen duke u reduktuar ndjeshëm, mirpo në disa zona te Librazhdit ato janë ende në punë falë kujdesit të banorëve të këtyre zonave për ta ruajtur si traditë.

Para se të dilnin teknologjitë e reja me korent, mulliri me ujë ishte mënyra e vetme për banorët për të bluar grurin dhe misrin. Por, pavarësisht se shumica e qytetarëve mund të zgjedhin mullinjtë me korent apo bluarjen e drithërave përmes fabrikave, kjo traditë vijon të trashëgohet dhe të ruhet me fanatizëm në zona të ndryshme të Librazhdit.