Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia e inagurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Por, ajo që ra në sy ishte veshja dhe ngjyra që mbizotëronte në ceremoni.

Zëvendës-presidentja, Kamela Harris, ish-zonja e parë Michelle Obama, ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton, të gjitha ishin kujdesur të kishin lejlanë pjesë të veshjes së tyre.

Përzgjedhja e ngjyrës lejla ishte jo e rastësishme, pasi ajo simbolizon 3 gjëra: pushtetin mbretëror, titullin e nderit që i jepet ushtarëve heronj, si dhe unitetin.

Ky i fundit është në fakt simboli më domethënës teksa SHBA-ja përballet me një përçarje të madhe politike, duke qenë se ish-Presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pushtetit te Presidenti i ri Joe Biden, pasi që më parë ka deklaruar se votat janë vjedhur.