SHBA-ja nën presidencën e Joe Bidenit synon të bashkohet me organizatën globale të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID në vendet e varfëra, COVAX. Këtë lajm e ka dhënë këshilltari kryesor i mjekësor në SHBA Anthony Fauci, kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili u shpreh se “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.

“Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër ditën e sotme i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me programin COVAX “, tha Fauci përmes një videokonference një ditë pas inaugurimit të Biden si presdient. Dozat e para të vaksinave ant-COVID pritet të shpërndahen në vendet e varfëra në shkurt përmes COVAX.

OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të varfëra. COVAX, u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 180 shtete, ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, si AstraZeneca/Oxford, Novavax Johnson and Johnson dhe me Sanofi/GSK. Përveç Astra Zenecës, e cila ka filluar të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar, vaksinat e tjera ende nuk kanë marrë miratimin për përdorimin emergjent.