Qarku i Korcës vijon të mbetet nën temperaturat e ulëta deri në minus 12 gradë celsius, ndërsa reshjet prej dy ditësh janë ndërprerë. Bëhet e ditur se të gjitha akset nacionale të Qarkut Korçë nuk paraqesin asnjë problem për drejtuesit e mjeteve. Problem paraqesin vetëm rrugët rurale të zonave të thella malore, ku në disa prej tyre rekomandohen mjete të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë.
Sipas të dhënave, Bashkia e Korçës është ende duke punuar në rrugën Shtyllë-Panarit, aty ku prej më shumë se 3 ditësh banorët ndodhen të izoluar. Të gjitha zonat që kanë pasur probleme me energjinë elektrike janë rregulluar nga grupet e punës të OSHE përfshirë këtu edhe 11 fshatrat e njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit. Balkan web/