Autoriteti Rrogor Shqiptar (ARRSH) informon se, gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës për eleminimin e ngricave.

ARRSH njofton se qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Sipas ARRSH-së, gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave nga dëbora në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.

ARRSH sjell në vëmendje që drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

?Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në…

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on E hënë, 18 Janar 2021