Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se, në veri dhe juglindje të vendit, reshjet e dëborës kanë pushuar dhe temperaturat shumë të ulëta kanë shkaktuar ngrica në akset rrugore, por qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.

“Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”- njofton ARRSH. Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë.

“Drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”- apelon ARRSH.