Pasi fotot e Beartit dhe Teas bënë xhiron e rrjetit, reagimet ishin të shumta nga konkurrentë dhe ish konkurrentë të “Për’puthen”. I pari që reagoi pas protagonistëve të përfshirë në ngjarje ishte Elvisi, i cili ironizoi hapur lojën që Tea dhe Andi bën me njëri-tjetrin. “Se kisha menduar kurrë se do falënderoja publikisht Tean që zgjodhi Andin, por ai moment erdhi”, shkroi Elvisi përkrah një fotografie të Teas dhe Beartit që puthen në buzë. Po ashtu pati një reagim nga Fation Kuqari, i cili u shpreh në një postim në Instagram se kjo nuk është asgjë, duke i bërë fansat të dyshonin se ai po paralajmëronte Melisën për diçka. Më pas erdhën reagimet nga vajzat e tjera të programit.
“Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer.”, u shpreh Sindi. Ndërkohë, Ana Kauri pak pas publikimit të skandalit, postoi këngën e Dafina Zeqirit, “Zili zili”, teksa këndonte “Ju kanë rrejt, ju kanë bo budall“. Edhe sot ajo ka bërë një tjetër reagim, që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për Tean. Ajo ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga një takim që Tea dhe Andi kishin me njëri-tjetrin javë më parë. Ana u shpreh asokohe se dukej që mes tyre nuk kishte asnjë lloj pëlqimi, sepse në të kundërt ata do të dilnin bashkë si çift nga emisioni prej kohësh. Ndërsa Tea e konsideroi Anën si xheloze në ato momente dhe pikërisht në këto fjalë është kapur sot Ana.
“Ana ti je thjesht xheloze!”, ka shkruar ajo përkrah videos shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.