Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me trazirat që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së, ku mbetën të v de kur 4 persona dhe u arre stuan 52, sipas të dhënave që raporton “BBC”. Hoxha shkruan me ironi se në Kongresin Amerikan nuk kishte as rregullore bulevardi dhe as rregullore të rrethimit të jashtëm. “Eh, Sali Berisha, ku je?!T’i kishe vendosur pesë snajperat ne tarracë dhe te guxonte kush te afrohej, te rrethimi i jashtëm. Pale t’i ngjiteshin mureve te godines qeveritare”, shton më tej gazetari.
Postimi i Artan Hoxhës
Zhgënjim i madh me Capitol Hill(Kongresin Amerikan)!!! Nuk kishte as rregullore bulevardi!!! As rregullore të rrethimit të jashtëm!!! As rregullore të rrethimit të brendshëm!!! Madje edhe forcat e sigurisë edhe Garda Kombetare, ishin kot fare.
As automatik MP-5 nuk kishin, as snajper, por mbanin ca pistoleta, si lodra kalamajsh me ujë. More as nuk hapën zjarr mbi “barbarët” dhe “kokëpalaret”, që dh unuan pas 200 vitesh, godinën më të rendesishme ne Amerike….
Eh, Sali Berisha..ku je?! T’i kishe vendosur pesë snajperat ne tarracë dhe te guxonte kush te afrohej, te rrethimi i jashtëm. Pale t’i ngjiteshin mureve te godines qeveritare