Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste. Pas shumë rrjedhjesh në LSI-në e Tiranës dhe në qytete të tjera, edhe Lipivani ka vendosur të bashkëngjitet me Partinë Socialiste.

Së fundmi, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, një zë i rëndësishëm brenda radhëve të LSI-së, vendosi t’i bashkohet PS. Nga Berati ku u shfaq krah Blendi Klosit, ai tha se Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente.

Po ashtu, edhe ish-ministrit tjetër Lefter Koka, zgjodhi t’i bashkohet PS dhe braktisi LSI-në.