Mbrëmjen e kaluar u mbajt si çdo të diel puntata “Për’puthen Prime”, ku konkurrentët kanë më shumë kohë të sqarohen me njëri-tjetrin, të flasin e të realizojnë takime që minutazhi i kufizuar gjatë javës nuk ia lejon. Kohëve të fundit, mes Sindit dhe Atdheut ishte vënë re një afrimitet i madh, ndërkohë që Atdheu gjithashtu tregohej tepër i ngrohtë në takime me Melisën. Kështu, për të sqaruar situatën e tyre, ata u ballafaquan në studio teksa u ulën përballë njëri-tjetrit, ndërsa Atdheu i pranoi Sindit se ka pëlqim për dy femra, për të dhe Melisën.
Madje një video e tyre e shfaqur në ekran, ku dukeshin tepër të ngrohtë me njëri-tjetrin në prapaskenë, trazoi ujërat dhe Melisa e quajti Atdheun ‘të lëkundur’. Duket se xhelozitë e para nisën mes tyre, ndërsa në rrjete sociale filluan thumbat mes Atdheut dhe Melisës. Ishte Atdheu ai që publikoi i pari një shprehje krahas fotos së tij, e cila shkruante: “Disa njerëz në jetën tonë vijnë me datë skadimi.”
Të njëjtën gjë bëri edhe Melisa, e cila disa minuta më pas publikoi një foto të sajën ku shkroi: “Të mos kesh ndjesi kundrejt një personi nuk është gabim. Gabim është justifikimi i kësaj mungese ndjesish.”
Gjithashtu, Atdheu ironizoi fjalën “i lëkundur” që iu drejtua atij gjatë emisionit, teksa iu përgjigj ish-opinionistit të larguar nga “Për’puthen”, Meridianit.
“Do hyrje të reja?”- e kishte pyetur Meridiani, ndërsa konkurrenti ia ktheu: “Na duhen se isha me 3, ngela me 2.”