Fatmir Mediu foli në studion e ABC përballët gazetarit Endri Xhafo për sulmin në godinën e Kongresit gjatë protestave të zhvilluara të mërkurën në SHBA. Ai u shpreh se pamjet ishin zhgënjyese, pasi nuk pritej nga askush që do të dhunohej institucioni i Kongresit amerikan.

Absolutisht ndjeja dhimbje dhe zhgënjim. Humbja e arsyes e presidentit amerikan në detyrë solli atë që solli. Për fatin e keq do të shkojë në histori duke u mbajtur mend me atë ngjarje që ndodhi dhe jo për gjërat që mund t’i ketë bërë mirë, u shpreh Mediu.

Gjatë bisedës në studio Mediu tha se një problem i madh është kur një lider arrin të bindja se ka të drejtë mbi të tjerët.

Duhet kuptuar që Kushtetuta është një ligj që duhet zbatuar. Trump asnjëherë nuk u pranua si President në SHBA dhe për fatin e keq Amerika sot është një vend jashtëzakonisht i ndarë.

Mund të themi që Trump ka pasur mbështetej të jashtëzakonshme, ashtu siç edhe pati Biden. Pasoja e parë e sjelljes mbas zgjedhjeve u pa në balotazhin e zhvilluar në Xhorxhia. 

Shtrimi i debatit në pikëpamje Kushtetuese nuk do të kishte asnjë problem dhe do të ishte më tepër pozitivë, ndërsa në këtë situatë 6 prej senatorëve u tërhoqën, tha Mediu.

Teksa u ndal edhe tek zgjedhjet që pritet të mbahen në Shqipëri më 25 prill, i pyetur nga gazetari nëse do të shohim një revoltë nga PD dhe PR, referuar edhe protestave të zhvilluar në SHBA, ai theksoi se mbetet institucional, ndërsa shtoi se duhet sqaruar se problemi nuk është të humbësh zgjedhjet, por kur ato manipulohen.

Kam qenë dhe ngelem institucional. Çështja është se Shqipëria ka pasur momente e veta të vështira. Edhe nëse humbasim zgjedhjet humbja është pjesë e politike, por çështja është nëse manipulohen zgjedhjet?

Pra unë kam bërë thirrjen që opozita të organizohet në çdo qenar votimi pasi është e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Amerikës nuk është thjesht administrator, por një autoritet moral dhe ajo që ndodhi është një hendek i madh që duhet mbyllur dhe kjo kërkon edhe një vizion por një qasje të re, tha Mediu. Kujtojmë që Mediu bashkë me Lulzim Bashën, ishin nga të vetmit politikanë që shkuan në inagurimin e Donald Trump si president dhe postonin foto tërë krenari.

Madje, Mediu takonte nëpër hotele edhe djalin e Trump për të bërë foto dhe pastaj e shiste në Shqipëri si takim zyrtar. Tani që Trump po largohet, natyrisht edhe Mediu po e ndërron pllakën, ashtu si gjithë trumpistët e Tiranës.