Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar e madje në Tiranë. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në mesdhe. Kjo u bë e ditur nga ministri i jashtëm turk në një konferencë për shtyp.

Ministri tha: “Une kete lajm se kam pare edhe e degjova nga ju. Nese i nderuari Dendias kerkon te thote se “Turqia e diteve te sotme, eshte me e forte se Turqia e vitit 2016 dhe i mbron me forte te drejtat e saj”, e presim me kenaqesi nje deklarate te tille; mirepo, kerkoj te them qe turi i pare i mbledhjes hulumtuese ne 2016 nuk u be. Mbledhja e fundit, ka qene mbledhja e 60. Keto mbledhje kane nisur ne vitin 2000 me ardhjen e AKP ne pushtet, pas krizes se Kardak. Jane bere afersisht me teper se 5000 faqe bisedime. Me ardhjen ne pushtet te Tsipras ne 2016, ai nuk deshi t’i vazhdonte keto mbledhje. Vleresimi i tij. Gjate vitit te fundit, sidomos pas zhvillimeve ne mesdheun lindor, ka ardhur ne rend te dites mbajtja e ketyre bisedimeve.

Ne si Turqi kemi thene qe jemi gati t’i nisim keto bisedime pa parakushte. Me pas Greqia beri marreveshje me Egjiptin. Me vone ne beme propozim te hapur qe jemi gati per keto bisedime. Me pas gjate karantines, pasi Dendias pati kontakt por nuk u semure me kovid, gjate telefonates per t’i uruar te shkuara i thashe se jemi gati, Dendias tha qe nuk do t’i nisin kto bisedime, per sa kohe anija shpuese turke Oruç Reis vazhdon punimet, nuk do i nisim keto bisedime.

Sot mund te them qe Oruç Reis i ka perfunduar veprimtarite ne ate zone edhe ka nisur punen ne ne zone tjerer e cila do zgjase rreth 6 muaj.
Pra greqia ska me preteks. Axhenda e ketyre bisedimeve eshte e ditur. Ca eshte folur ne 60 takimet e mepareshme, ato do fliten. Edhe Gjermania ka bere thirrje te mbahen keto bisedime. Greqia pas 11 janarit tha se eshte gati t’i nis keto bisedime. Ne vijim Kryeministri i Shqiperise, i nderuari Edi Rama, nisi iniciativen qe te na mblidhte ne Tirane mua edhe Dendias. Po per te njejtat arsye, Dendias tha qe ne ato dite nuk merrte dot pjese, kur e telefonova per t’i thene te shkuara. Sot eshte 11 janar, edhe dua t’i beje nje ftese te hapur si Turqi Greqise, qe brenda janarit t’i nisim bisedimet.
Ne si vend prites, se bashku me delegacionet, do te caktojme daten. Ne jemi gati dhe jemi nje shtet qe i beson vetes. Dhe pas ketij takimi te nivelit teknik, me ftese te Edi Rames, duke shkuar perseri ne Tirane, jam gati te takohem aty me Dendias. Kjo eshte nje ftese e hapur. Shpresoj qe bisedimet te nisin brenda Janarit edhe te takohemi me pas me Dendias ne Tirane”.

Ishte përfolur në fakt edhe më herët që kryeministri Edi Rama, pas ndalesave të përsëritura nga Ankaraja në Athinë, po luante rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve, por nuk pati asnjëherë një konfirmim zyrtar. Ministri i Jashtëm turk e konformoi këtë. Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe cështje të tjera detare. Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë.

Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur Ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke. Duke folur përkrah homologut të tij turko-qipriot, Tahsin Erugruloglu, në Ankara, Cavusoglu tha se Greqia kishte lënë të kuptohej më herët se do të rikthehej në bisedime më 11 janar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.