Në foton që shihni është Lulzim Basha i cili po shkon në Shkodër më nje eskortë ku numërohen disa “Jeep-a” dhe nuk janë vetëm ato mjete. Ato janë të dytat që shkojnë në Shkodër pasi mjetet e para ku ndodhen kameramanët, fotografët e të tjera ndodhen në vendin ku do të shkojë Lulzim Basha. Fotoja që po iu sjellim, çdo kush që do e shikonte në rrugë këtë ekskortën në lëvizje do të thoshte se është kryeministri apo qeveritarët, por nuk është kështu.

Janë shpenzimet marramendëse që bën për luksin e tij dhe për propagandën, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Siç e shikoni trupi i shoqërimit, eskorta dhe mjetet luksoze që “vrapojnë” drejt Shkodrës, ku më parë në vendin ku do të zbresë Luli ka shkuar një grup tjetër xhirmi dhe mjetet e veturat e tjera luksoze që e presin në takimin që do të zhvillojë.