Teksa ka inspektuar pasditen e sotme në Qendrën Shëndetësore në Rrogozhinë, Kryeministri Rama ka gjetur ‘fansen’ e tij më të vogël. Një vajzë i vogël i ka dhuruar lule duke i thënë ‘ah dashuria ime’. Rama insistoi që lulet t’ia jepte ministres Manastirliu por ajo nuk pranoi.
E plotë
Vajza e vogël: Ah dashuri (dhe i drejton lulet)
Rama: Jepja lulet kësaj tetës (Për Manastirliun)
Vajza: Jo asaj!
Më pas brenda ambienteve të qendrës shendetësore një tjetër bisedë e veccantë mes Kryeministrit dhe vajzës.
Rama: Si e ke emrin
Vajza: Kela! Ti je dashuria ime. Të kam parë te reklama dhe kam thënë ‘o xhaxhi Edi Rama je dashuria ime’!
Rama qesh