Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp sqaroi se vaksina e covid nuk është e detyrueshme dhe se nuk ka penalizime për ata që nuk duan ta bëjnë.
“Vaksina nuk është e detyrueshme , s’ka pse të mendohet se nuk do i ofrohen shërbime nga e-albania, kujt nuk e bën. Vaksina është jo me detyrim, gjithëkush vendos vetë, është e këshillueshme, është arma asgjësuese e covid-19, të tjerat janë armë mbrojtëse.
Patjetër që ka njerëz që ka mendjen e tyre , ata me diplomë fallco në kafe i druhen Bill Gates se do i marrin kafen e filxhanit, ka nga ata që e konsiderojnë lojë të djallit. Vaksina nuk është thjesht e efektshme tek individi por pjesë e përballimit të komunitetit, sepse duke rritur imunitetin ne komunitet ulim shkallën e shpërndarjes. ata që janë të imunizuar nuk janë më shpërndarës”, tha Rama.