Në komunikimin e tij me gazetarët sot, Kryeministri Rama bëri me dije se përveç vendit mik që ka dhënë vaksina për Shqipërinë, po negociohet edhe me 3 vende të tjera.
“Vendi nuk e them dot sepse vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet, edhe 3 vendet e tjera që ne jemi në diskutime e kërkojnë. Sepse nëse e bëjnë për Shqipërinë nuk duan që edhe vendet e tjera të kërkojnë të njëjtat gjëra. Pse e bëjnë vetëm për Shqipërinë? Një nga arsyet është se keni Ramën Kryeministër”, tha Rama.