Kryeministri Edi Rama është treguar i palëkundur përsa i takon një kërkese nga deputeti Enver Roshi, ( i cili e kaloi COVID dhe u kurua në Turqi).
Deputeti i ka kërkuar qeverisë që deputetët të jenë pjesë e grupit që do të bëjnë të parët vaksinën kundër COVID. Rama e mohoi kategorikisht realizimin e një kërkese të tillë.
“Asnjë ministër, asnjë deputetë, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.”, tha Rama.