Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka ndarë në Twitter pamjet nga fillimi i punës së TAP. Zyrtari i lartë i Brukselit shprehet se Bashkimi Evropian mezi pret mundësinë që gazjellësi të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Një lajm i mirë për të nisur vitin. TAP fillon të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Evropë. Korridori i Gazit Jugor është tashmë funksional dhe ne mezi presim për të eksploruar shtrirjen e tij të mundshme në Ballkanin Perëndimor” – thotë komisioneri.