Pavarësisht vaksinimit që vazhdon me shpejtësi të madhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe kufizimeve të vendosura në vend autoritet në të gjithë vendin u kanë kërkuar spitaleve të jenë në gatishmëri pasi mund të përballen me të njëjtin fluks si në pranverën e vitit të kaluar.
Mjeku i vjetër Prof Andrew Goddard tha se varianti i ri po përhapet në të gjithë vendin. Kjo vjen në një kohë ku janë konfirmuar 57,725 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është dita e pestë me radhë që rastet e reja ditore kanë qenë mbi 50,000 dhe e çon numrin e përgjithshëm të rasteve në 2,599,789.
Ndërkohë që u shënuan edhe 445 vdekje të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 74,570.
Specialistët shprehen se rastet janë rritur ndjeshëm veçanërisht në spitalet në Londër dhe Anglinë jug-lindore sa që disa pacientë janë zhvendosur jashtë zonës.
Ndërkohë, vaksina Oxford-AstraZeneca ka filluar të mbërrijë në spitale, me dozat e para që do të jepen të hënën.