Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, thotë se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë version i ri i koronavirusit. Ulqinaku ka reaguar pas deklaratës në një emision mëngjesin e sotëm, ku përdori termin “virus ndryshe”, thotë se nuk e ka patur fjalën për llojin e ri të Covid-19, por për kapacietet që ka ISHP për ta identifikuar.
Postimi i plotë: Sqarim në lidhje me situatën epedemiologjike në vendin tonë Të nderuar miq dhe kolegë Sot në mëngjes zhvillova një bisedë në lidhje me situaten epedemiologjike në televizorin Euronews. Pyetjes se gazetares nëse rastet e fundit janë raste të reja të covidit dhe a kemi ne kapacitete për ti identifikuar iu pergjigja në lidhje me kapcitetet tonë laboratorikë se sa jemi në (ISHP) të aftë të identifikojmë mutacionet e reja. Në asnjë moment nuk thashë që ne kemi identifikuar mutacione të virusit por që jemi në gjendje të identifikojme nesë do ketë qarkullim të tyre.
Pra ISHP është në gjendje të identifikojë mutacionet e covid-it por që momentalisht nuk kemi identifikuar asnjë të tillë. E bëra ketë sqarim për të qenë korrekt me këdo që është i interesuar.