Reshjet e dëborës u ndërprenë, por në veri dhe juglindje të vendit temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta gjatë natës së kaluar duke shkaktuar ngrica. Në Qarkun e Korçës termometri ka shënuar minus 11 gradë Celsius. Gjendja e rrugëve kombëtare raportohet e mirë dhe të gjitha akset janë të hapura. Vetëm në pjesë të caktuara të rrugëve drejt Boboshticës dhe Dardhës nevojiten zinxhirë. Bashkia e Korçës thotë se po punon për hapjen e rrugëve rurale. Në një njoftim të ARRSH thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të ngricave në rrugë.
NJOFTIMI: ?Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare Reshjet kanë pushuar? temperatutar janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. ?Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eleminuar ngricat. ?Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare. ⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natë dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën ⛔️?